Nur -ul- taxh
(refleksion i dyanshëm)
Me pandërprerje më ndërpritej fryma
se jam pjesë e tre klithmave të pangopura
mu aty ku bashkë ofshajmë me mikun tim
nga etja gojëtharë bredhi çdoherë
e i trokas në derë dhe bëhem lypsarë i tij.
Kur zemra prek zemrën
nuk të duhen duart dhe këmbët të shkosh deri tek ajo.
pikla gjaku nga gjembat e trëndafilit rrodhën
e ajo më buzëqeshi dhe më tha:
ik dhe kthehu në praninë e Tij.
Jam fukara për Dîvâni Kebîr
nuk e kuptoj nga qorrllëku im atë
se jam vetëm limë për pluhurin e thonjve të tij.
Art - ar në sirtarë të gajbit
çdo vlerë shkrihet tek Ai,
kur kalemi mori urdhrin gjitha fletat u shkruan
në Ezel ishe fryma e nurit të Tij
me gjuhën e qiellit si divan u shkrove
çdo gdhendje ishte trajtë vetëm për ty.
Nga veli rrodhi vera qiellore
dehja u shpërnda në lumin tim të gufuar
miku im, mi dhuroi të gjitha pikturat e zemrës
që çdoherë në burimet e pafundme i kërkoja.
Jam në vetmin e shkrirë të Njëshmërisë
në vetmi jam, por jo edhe i vetëm
si kokrra elbi i shpërndarë bredhja
në vetminë e shtatë viteve të burgut
si zëri i heshtjes në barkun e peshkut,
me dritën e Sinait e Hiras më në fund u mbulova.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment