në përhumbjen e grackës me njollën vetullhollë
lakuriqësia e vetmisë së pacipët më ndriti,
shkuan dyzet ditë sa dyzet mijë vjet në vetmi
fryma mbet pa frymëmarrjen e sajë që më kishte mëri
Me shpirtin belhollë mu deh pragu im sonte
dhe nuk mundesha të hyj brenda tek ty!
në përkundjen e dhimbjes, si shatërvan më dolën
lastarët e thinjura nga kraharori im
dhe si meduzë u bëra, e u shtriva mbi hijen tënde,
me një djegie më të djegur se qiriri të pashë
dhe nga tymi si flutur në ikje unë si i dehur rashë
u betova në mbrëmjen e humbur sikur që dikur
pija lotin tim bashkë me dyllin e qiririt Tënd.
në dhomën e errët pritja të ftohti të më ngrohë
me zjarrin e largësisë thitha afërsinë e vetmisë
se në Damask më than se kishe shkuar!
në shpirtin tim përdridhej shalli i kaltër plot aromë
e bebëza e syrit më dehte si pije prej rubinit të gjakosur
në shikimet e ndërprera me erë jasemini u përvëlova
por më në fund vetëm verbërinë time e gjeta.
shkova në arratinë time dhe për vetullat e tua
endacak u bëra, e nga sytë e tua ikja jote mua më deh
ndërpre më të them që mos të jesh kështu siç je!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment