Tuesday, March 3, 2009

Etje


Etje

Në gjurmën bosh thjerrëza e syrit mu thye
përplot hambar të mbushur,
por prapë kisha vajë urie
kroje gurgulluese vërshonin,
por prapë gjuha thatësira më kërkonte.
Djersët deri në majën e hundës lotonin
për qortimin e brengës lutjet në prehër më notonin
Mangët e krahut të shpërthyera zhvisheshin
duke gjëmuar mbi shenjtërinë e dheut, kërkonin
faljen e të dashurit dhe mbi supe e ledhatonin.

Arsye në dalldi nuk kërkohet
se vetëm ashku është arsye përse jetohet

Si fletëz e djegur je në shkëlqimin e syve të tu
se hiri yt lëshon dritë mbi zjarrin tim të pa pushuar

Pritja më përvëlon
dhe në damar të shpirtit më shkon
Çdo gjeth këtë gjë e din
se rrjepja në buzë të greminës më dërgon
Thirre pritjen të më gjëmon
si tulipani që bashkë me shiun, vesën e fluturës e kërkon

Nuk mund të pres se jam i dehur
vera më shtriu për toke
dhe prapë qiellzën e gjuhës e kam ende të tharë
në varin tim pres që tulipani të më bëhet dëshmitarë
dhe Shemsi Tebrizit tim t’ja lë amanet në këtë botë.

No comments:

Post a Comment