në kërkim të pendlës çdo gjë figuron mbiqiell
në tingullin që flet për baraspeshën Tënde të dëlirë
për përmasat e tejdukshme mbi horizontin e pafund
je ashk i pa hezituar që shpirtin tim çdoherë ma këput.
thitha dhimbje ndaj teje me kraharorë të çarë
se më plaste shikimi në zgavrën e zemrës sime
ndritja pulsin nën shtrëngime pa frymëmarrje duke u falë
në muzgun tim si pasthirrmë kur ofshaja hiç pa ndalë,
je pamje në rrafshin e paanë, aty ku nuk shoh kënd tjetër,
përveç qoshkut tënd të pathyeshëm e të pandarë në një anë.
mposhta largësinë kur mu thye xhami në zemrën time
në sixhade bashkërisht i mbështjellë me velin Tënd qëndroja
në kopshtet e mija pija verën e shtrydhur nga dehja ime vet
u helmova me gëlltitjet e pa zbrazura mbi mallin tim të pashuar
në traget, ku thembra ime nuk është në gjendje për të ecë vet
në rrokullisje të lotit me lutje kur kafshoja buzën time
dëshirë e pangjyrët me ngjyrë shpirti të ringjallur në blu
çdoherë kisha dashtë të më luash me belin tënd në xhenet,
dhe përkëdhelja ime ndaj teje do të jetë si verë e pastër
që do të rënkonte çdoherë mbi buzët e mija të pashuara.
Aty ku
ka më shume tingull, se sa tingulli që nxirret vet.
Aty ku
ka më shume shprehje se sa shprehja që del vet.
Aty ku
ka më shumë prekje se sa prekja që është vet.
Aty ku
ka më shumë shije se sa shija që shijohet vet
Aty ku
ka më shumë ndjenjë se sa ndenja që ndjehet vet.
Aty ku
ka ashk më tepër se sa ashku që është vet.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment