Wednesday, March 11, 2009

nëpërdhimbje (III)

kur shuhet fikja ndizet drita me një shuarje të fikur
kur rilindin perëndimet shtohet errësira e ndritur
dhembshuria ime përqafohej nga shikimet e shuara
se çdoherë kur të harroj, unë prapë ty të përkujtoj.

momenti i lashtësisë është hapësirë që më vrojton mua
me brishtësinë e rrënjëve të mplakura që dalin mbi supet e mija
prapavijë e errët prehet mbi trungun me copëza drite
se rroshponja e lumit tim që nga burimit më dilte.

i tultë dukej hëna me brirët e saja të lakuriqësuar
me rrathë ngjyrë teli u robërova në shikimin e sajë
në paradhomën e zemrës gjoksi vajtonte për dëlirësi
se kupën e pija me pa ndërprerje për çdo ndenj të sajë.

Ashku është lirë që më këndon me zërin e fluturës
në divanet e mija dëgjoj përsëri pasthirrmat e tua
unë qajë në heshtjen time me dënesje të buzëqeshur
se çdo gjë që gurgullon asnjëherë nuk shteret në mua

No comments:

Post a Comment