Asgjë nuk është në përkujtimin tim, çdo çmallje më shpien në anim kokëfortësie, u përgatita për goditjet e përqafimeve të dhuruara enkas për ta shtrydhë eliksirin nga lëngu i gurit. Doja ta bëja qefin më të shëmtuar, vetëm sa për qejf të narracionit kafshoja cepat e shkronjave dhe vazhdova më tej me kokëfortësi e në fund i lash lakuriq nga të kafshuarit e mija të të gjitha. Rrjepja kishte në sfond zbukurimin joshës të papërtypësisë, PIP rrinin të gjithë dhëmbët e ngrira me një buzëqeshje perverse, sikur të kishin pa çorape të gjata që ishin të shqyera nga këmbët e mendimeve të shkapërderdhura. Zë, si hingëllimë të dhimbshme dëgjova përtej maleve të dendura, dendësia e tyre ishte përplot e mbushur nga gjethet e habisë sime, ngjyra e tyre ishte si ngjyre limoni... më ka mbet vetëm korubja e vijave të shpirtit tim që lundronin në lumin e vërshuar të po aty mali, e që nuk ndalej asnjëherë, kur gjithçka vërshoi në mua u preva në mes lugës së qafës time, por prapë kërkoja hijen për tu preh në malin tim me gjethe ngjyrë habie. Grimasat ishin me perde të zbukuruara e të zbarkuara sikur në ndonjë teatër të harruar, paramendoni çfarë ironie ka përkujtesa auuuu! Maskat me pluhurin ngjyrë alltëni fërfëllonin në shkretëtirën e të menduarit tim, si me qenë në një kasolle e përhumbur në korubet e vijave të shpirtit tim. Përtesë kishte ngadalësia se nuk shpejtonte për askund. Sabër më thoshte zëri i zanave, se në heshtje ka zemërgjerësi, aty ka flatra të krijuara nga mjegulla në forma të veçanta, ku mundesh të fluturosh në syrin kaltërosh të qiellit të pafund. E përhimja nuk mundet të pengon, se është një zë i shiut edhe pse ajo lagë si plagë prapë nuk pengon për të parë, vetëm se të jep mundësi për të thith aromën e baltës kur të biesh në tokë! Më pyetën ku je! ju thash se jam pjesë e ndjenjës time të ngatërruar nga lumturia e lënguar që më dha si dhuratë vetmin në përdhesen e kasolles sime.
Çdo gjë më ishte bë e gjatë, sikur kjo borë rënkuese që vazhdon të bjer ditëve të sodit, duke lëpirë shuarjen time dal ngadalë... çdo palosje e imja shtrihej në zhdukje, si amullia e mullirit që kokrrat e grurit nuk i bluante si duhet guri i sajë. Kjo jetë përtypjet i ka të rënda se gatimi i bukës nuk është ashtu siç duhet, i sigurt jam se fajin e ka guri për bluarje! Çdo hap është si shkarravitje gazetash, ashtu sikur që gazetës ngjyra kur i zbehet pas ndejës së gjatë në plehrat e qoshqeve të harruara.
Në këtë tekst artistikisht u shpreha sikur të isha në një moçale me plot mushkonja, kulmimin e arrita në gjëmimin tim që më therte në tërë trupin e mavijosur nga plagët e mara prej përhumbjes sime, e që me mall i përkujtoja! Si duket e teprova me këtë shkrim...
No comments:
Post a Comment