Friday, March 13, 2009

MahzumHan

në flatrat e tua mbijetova
në rehatinë e pasqyrës u reflektova
si shkëndijë e buzëqeshur mbi buzët e tua fluturova

të gjithëve ju dua
nëse nuk ju kisha dashtë nuk do kisha ekzistuar më

në ëmbëlsinë e kripës sheqer të ithtë ka
gjithë këto ofshama pluhurin e detit e trazojnë
se të qenit kandil drite, gjithherë përtej mua më buron

çdo trëndafil qanë, kur bylbyli i sajë sëmuret
çdo therë që shpon, në kopshtin e sajë përherë mbijeton

flakë e akullt është semazeni i këputur nga tespihet
në sipërfaqe të dheut fytyra ime çdoherë shtrihet

në karvanin e nisur ngarkova zemrën time të qelqtë
me kupë vere vetveten time e pija në këtë rrugë të dehtë

dielli i çlirimit është afsh i valës së nxehtë ku notoj
me thikë të mprehtë nefsin e dynjasë përherë e rrugëtoj

Jam taxhi i meskinit në këtë botë të përbotshme ku çdoherë qajë
se vlimi i xhehenemit është tempull me akull ku lotët janë me vaj.

No comments:

Post a Comment