E shkruar
(kushtuar poetit Hafiz Shirazi)
Mbi vargjet e pëlcitura
këndoi puhiza me blertësi
yjësi ra mbi duvakun e mbretërisë tënde
me ujitje të vaditja për gjallëri.
Një kupë me verë pash në ëndërr
dhe një gotë të mbushur përplot me lot
vetullzeza me vetëtimën e sajë më goditi
e unë dergjëm si rrush i shtrydhur kot,
tejpërtej kraharori mu shpua nga ledhatimi
dhe rashë palë mbi supet e tua nga lëngimi.
Gërshetat e çapkënes më bënë faqezi
i verbuar mbeta në bregun tim plot vetmi.
O varg i shkrirë je si alltëni i syve të tu
më le rahat të dehem se skam më vend këtu.
Jam hallkë e prangave të tua në këtë robëri
ndaj më le rahat të vdes përsëri.
Me afshin e puthjes si dervish u deha
nga tespihet e këputura ngadalë u kthjella
endacak i thash vetes time në rrugën e ashkut
tharmi i zemrës sime me hallin e vet qanë
vetmohet nga qerpiku yt dhe kalon aty pranë
Taxhi im i Dinit është maja me plot Vetmi
se dehja në prehrin e mikut më kaploi në tërësi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment