nisa rrugën për të shpëtuar rishtazi
në mullirin e fjalëve ku s’ka kufij
aty ku argjendi bëhet hi
ti ishe vjollcë e erëmuar, e unë faqezi
ma thuaj ti njëherë dhimbjen tënde
ma përkëdhel lotin tim sa për ilaç të zemrës
e mos ma shuaj pritjen si vajguri kandilin
kthe njëherë tek unë, në zemrën time ku më deh
gjithë zërat e erës të thërritshin ty
e unë nuhatja bredhjen tënde afër mua
shfaqesh si qeshje e përpëlitur në grilat e mija
ti ashk më dhuroje, e unë prapë mbeta faqezi
sot më pëshpërite mua me lutjet e tua
lëshove buzën tënde në fletën ku e puthja unë
me shtat të ndritur hedhe gjithë dhimbjen time
e mua me ufma më kridhej pamja yte si gjithmonë
çdo lot ka shtratin e vet ku rrjedhë
për mua gropat e oqeaneve janë të pakta
që lotët e mija aty për t’u derdhë
se ti ishe ajo që ma shtere lotin në këtë botë
në çdo ëndërr këputet krahu i fluturës time
se ajo më dhuroj zhytje ku gjeta vetën në thellësi
në ëndrrat e mija nuk dalloj natën prej ditës
se në sytë mija të verbuara prania yte është vetëm për ty
nuk dua të shoh gjësend përveç hënës së thyer në dysh
si mexhnun ti lëpij muret e shtëpisë tënde kisha dashtë
në sokakun me kalldrëm aroma yte në pritje më helmoi
dhe britma ime për ashk, gjithë komshinjtë i tërboi
më vuan dry se isha mexhnun i tërbuar
ti më shkele me thumba ndaj nuk të dua njësoj
sepse tani të dua më shumë se kurdoherë
fytyra ime e përgjakur nga thumbat, shikimin nuk do ta lëshoj.
as vera nga bodrumet e vjetra nuk më dehi
dalldinë deri në kllapi nga ashku yt e mora
lakuriq në sy mbeta nga drita që më verboi
në natën me yje më thërrite se vetmia më ledhatoi
pse nuk pinë verë më pyetën mua
ju thash se nuk e prishi virgjërinë e buzëve të mija
ashku është vera ku në shtratin tim është pështjellur
dhe çdo natë e ndjej vetën time sikur dhëndër të ri.
çdokush na e ka zili për ashkun që kemi
në shpirtin tim binjak flutura më fluturoi
vetmia ime është mall i pathyeshëm për ty
unë jam mexhnuni e Lejla je vetëm ti.
Monday, March 30, 2009
Sunday, March 29, 2009
NurHan
në ekzistencën tënde shihja zinxhirë
ku robëria është liri e pafund
askush nuk rrjedh si ky lum me diell
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
si hyjni pasiononte mbretëria yte
me qiellin dhe tokën të shndërruar në një
shatërvan i pazbuluar si surprizë më dole
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
gjylistan i përdredhur mbi kockat e mija
në zemër kur me bredhë me aromën tënde
në shije të pashijuar kupolën si mburojë e ngritje
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
zemra në shkëmbinj ishte vizatuar
dhe pas ty pëlcite duke të kërkuar
e shoh veten mbi vetveten time të shuar
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
jam pluhur që valëvisë thembrën tënde
me ujë zambaku shpërlaj zogëzën e këmbës tënde
mu aty ku shkela tretjen e humbjes sime
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
oqean i ëndrrës sime të mbyllur në kafaz ishe
si bylbyl në tulipanët e kopshteve të humbura je
me frymëmarrje të lehtë në klithje më thërrite
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
në dergah me mure ngjyrë jeshile u mbylla
të gjejë lutjen time mbi nurin tënd të skuqur
me mestet e mija duke e fshij fytyrën time
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
hardhi mbolla që të ngre kupën me dolli
në dehjen time pash sytë e tua dhe i njohja se ishe ti
lëngoja për një puthje në pagjumësi për ty
se aty ku të gjeta unë, nuk je më
puthitje të pabesë në ëndërr më kundërmoi
pash përpëlitje që frymën me pulitje ma rrëmoi
kush i tha se e pashë me sy të mbyllur atë
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
dehja përçon thartirën deri në kupë të qiellit
me vallen e yjeve mbuloja tërë shpinën time
si pelerinë më përshkoi buza yte kur e pashë
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
mik i dashur të lutem më le vetëm mua
në shikimin tim ka njëmijë ringjallje për ty
dua të humbi në arratisjen e syve të tua
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
qanë fëllënza me flatrat e saja të helmuara
aty ku perlat shiheshin me sy të kulluara
unë verbërinë e gjeta në traget e tua
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
shoh tejdukshmëri në shpirt të shthurur
ma jepni lëmshin si dhuratë vetëm mua
kur kaloj pranë hijes tënde ti më shfaqej
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
drita si kandil më ndritë në qoshkun tim
kërkoja vdekjen me ringjallje të buzëqeshur
në sheshet ku shitet vetmia ime e venitur
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
kur e kërkoj vdekjen më shtohet jeta
kur e kërkoj jetën më shtohet vdekja
çdo kafaz ka nga një pëllumb të ikur për mua
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
rrëqethej lëkura ime nga afshi për Ty
e ti si nur i hënës së dhembshur mbulohej
lartë mbi qiell maskën në ballë donin të ma vendonin
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
shihe më than lëkurën e butë mbi thera
aty ku grithet pendesa e pëlhurës tënde unë shikova
akorde të humbura në harpën tënde prapë kërkova
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
mërzitje të ledhatuar në brigje më sajuan
aty ku ka fllad, buron dëshmia si ujë i vetmuar
në përroskë nga llomi i madh nuk të pashë më
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
hallin tim të ithtë në shpirtin tim e shijova
dermanin në skajet e botës e kërkova
bukurin e asgjësë të kësaj bote e përjashtova
se aty ku të gjeta unë, nuk ishe më.
pelini në gjuhën time mori leje të shprehet
gur e hu do ti hedh pas ty moj bukuri
mospasja ime në vetmi dalëngadalë më pëshpëriti
se aty ku të gjeta unë, nuk ishe më.
po të isha rehat nuk do të shkruaja më poezi
në sazen e shpirtit tingujt çdoherë më pezmatojnë
je shkretëtirë e pafundme në qepallat që si pash më
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
kisha dashtë vargu im asnjëherë të mos zbehet
nga gurra e shpirtit të jetë gjallë shikimi i pa përjetuar
në pa kapshmëri ka etje që duhet ende për t’ zbuluar
se aty ku të gjeta unë, nuk je më.
O Zot i Madh lumturia ime nuk ka fund më
ashtu njësoj siç e lajë me lot dhimbjen e pashuar
e kërkuara ime gjendet në brendinë time të pafund

Saturday, March 28, 2009
I pangjyrshëm me ngjyrë
në kërkim të pendlës çdo gjë figuron mbiqiell
në tingullin që flet për baraspeshën Tënde të dëlirë
për përmasat e tejdukshme mbi horizontin e pafund
je ashk i pa hezituar që shpirtin tim çdoherë ma këput.
thitha dhimbje ndaj teje me kraharorë të çarë
se më plaste shikimi në zgavrën e zemrës sime
ndritja pulsin nën shtrëngime pa frymëmarrje duke u falë
në muzgun tim si pasthirrmë kur ofshaja hiç pa ndalë,
je pamje në rrafshin e paanë, aty ku nuk shoh kënd tjetër,
përveç qoshkut tënd të pathyeshëm e të pandarë në një anë.
mposhta largësinë kur mu thye xhami në zemrën time
në sixhade bashkërisht i mbështjellë me velin Tënd qëndroja
në kopshtet e mija pija verën e shtrydhur nga dehja ime vet
u helmova me gëlltitjet e pa zbrazura mbi mallin tim të pashuar
në traget, ku thembra ime nuk është në gjendje për të ecë vet
në rrokullisje të lotit me lutje kur kafshoja buzën time
dëshirë e pangjyrët me ngjyrë shpirti të ringjallur në blu
çdoherë kisha dashtë të më luash me belin tënd në xhenet,
dhe përkëdhelja ime ndaj teje do të jetë si verë e pastër
që do të rënkonte çdoherë mbi buzët e mija të pashuara.
Aty ku
ka më shume tingull, se sa tingulli që nxirret vet.
Aty ku
ka më shume shprehje se sa shprehja që del vet.
Aty ku
ka më shumë prekje se sa prekja që është vet.
Aty ku
ka më shumë shije se sa shija që shijohet vet
Aty ku
ka më shumë ndjenjë se sa ndenja që ndjehet vet.
Aty ku
ka ashk më tepër se sa ashku që është vet.

Friday, March 20, 2009
Gjithmonë

Ti je gurë i im i fshehur që rrinë mbi unzën time,
je e futur në filxhanin e shpirtit tim aty ku të shoh vetëm unë,
me sytë e mijë të verbër nuk dua që dikush tjetër të të sheh përveç meje
se shikimi im është shkumë imagjinate dhe asgjë tjetër
në sytë e zemrës sime vetëm pranin tënde e njoh dhe asgjë tjetër
aty ku nuk ekziston fare, se prania yte shkëputet gjithmonë
ndaj mos u ndaj nga ky dert i imi që çdoherë më ngrohë
se akulli i ftohtë çdoherë nga ty do të më shoqëron
lundro me pëshpëritje me anijen tënde qiellore
mbi sipërfaqen e detit tim që e kam në zemër
qoftë gjuha yte timon i ashkut që lundron
aty ku rrugën do ta gjesh thellë në zemër, mos u ndal,
por mundohu që ta gjesh atë që kërkon.
unë asgjë nuk gjeta përveç zbrazëtirës tënde, që më len dhe ik
derti im që lidhet me fashë lidhëse në plagën që s’ndalet kurrë
gjaku im është loti që digjem në vuajtje të përgjëruar gjithmonë
ujin tënd të pastër nuk mundet çdo buzë ta shijon
se pastërtia është mrekullia e të Vetmit që vetëm Ai çdoherë ta dhuron
Frika është lepur që ik në strofkën e tij të papritur
ndaj unë jam i paprituri që etjen e ashkut për ta përjetuar e kam gjithmonë
kush është tregim i palexuar, kur sytë e mijë më veç janë verbuar
në dritën e syve të librit që fjalët e pathëna më kanë dërmuar
Ah plaga ime rënko e rënko e mos u ndal asnjëherë
se ashku me belin e sajë, ndër vele, më nuk më vallëzon
qoftë shkopi im për verbërinë time si udhërrëfyes i vetmisë time
që do të ecë në arratisje të vendeve të largëta përtej mua gjithmonë,
se unë taxh i meskinit endacak në rrugën e ashkut çdoherë do të kërkoj.

Thursday, March 19, 2009
Kur fjalët më brejnë si mushkonja (revoltë)

Kur fjalët më brejnë si mushkonja
(revoltë)
Buzët e mushkonjës ishin të përmbysura e të përgjakura në murin e odës time në tavanin ku qëndroja vetëm duke shfletuar një libër me mbështjellës ngjyrë lashtësie, ndërsa drita që futej nëpër dërrasat e çara nga tavani, i lotonte fletët me butësi dhe i përkujtonte kohërat e kaluara, unë mbeta i nemitur nga vallja që luhej mes dritës dhe fletave po të atij libri.
Përkëdhelja më mohoi çdo gjë që më ofroi, këto janë ata momente të trishta pa pamje, por që kanë zymtësinë si imazh dhe zbehjen e strukur mbi gërmadhën e quajtur rastësi, në këto fletëza çdo gjë flet pa flirte, shkuma është e barabartë me kthjelltësinë, por desha ta humbi heshtjen dhe të zhytem si i esëllt në këtë sprapsje aty ku drita donte të fliste me fletat e mija, aty ku thellohen gjenitë e krisur, por që janë pa përgjigje në këto thellësira të padukshme, aty ku tejkalohet gjithësia në pafjalësi. Thellësive më dukeshin sytë ku në zërin e trishtuar pëshpëritjet eksplodojnë në thermi të vogla atomesh. Ku foletë e mushkonjave janë recpecionistët më të mirë të lëkurave të njoma për thithje të gjakut të fjalëve të pakallajisura. Në këto tejkalime ka gëlltitje që flirtit tim me fletën e thurur në lashtësi i shtresohen depresionet e buzëqeshura të shkundjes në pafjalësi, e unë si i pafjalë dal i regjur në arenën e kotësisë me spektatorë të pispillosur dhe nëpërkëmben me përlloçje jashtë gjitha masave dhe tejmasave, kjo këngë më këndon moti si duket! se tingujt e saja janë të pahetuara, por që njëkohësisht më eksplodojnë në mosthënien e shkruar në librin tim të vetmuar që ka mbet vetëm me dritën e çarë që vinte nga tavani im i rrjepur nga koha. Vendi më i akullt është ngrohtësia ku bën folenë vetmia ime, në këtë dhomë e thëna nuk zen vend në këtë kozmos timin të krijuar enkas në këtë mbiqiellë të shurdhuar, por si duket vetëm unë mundesha ti dëgjoj. Përplasja mori teposhtën që të rrëshqitet në vakumin e shpuar në vrimën e vetme të vrimës së ozonit në trurin tim, ky debakël prishë performancat ekologjike të servilizmit mbi fjalët që skam fuqi ti them, dhe çdo gjë ndotet në ajrin e dhomës së tavanit. Çdo freski thelbin e ka në ripërtëritje, uji i qulltë është kënetë dhe arenë e varrezave që pret me shpatë viktimat që fjalën dot nuk e thonë. Akomodimi është një retorikë sikur shtrirja e bollicave nëpër lloç që enkas janë të krijuar për reklamat e billbordave të përbotshëm dhe si gijotina na e presin kokën kur flasim (fatkeqësisht).
Ju lutem më leni të qetë në mosthënien time, ju lutem dua të jem i ngrohur në pragun e gjuhëzës sime që nuk dua ti them gjërat. Çdo zhdukje e fjalës është rilindje për fjalët e mija, se ata nuk thuhen, përshkak se mekanizmi përçues i ashensorit është ndryshkur dhe nuk i përçon dot deri tek gjuha fjalët e mija. Ma lini zemrën rehat bashkë me fletat e librit tim të lashtë, aty ku më mirë ambientohet shpirti im i kurdisur për heshtjen e gjithmonshme. Andaj, pot të them: oj fjala ime e dashur, mos dil asnjëherë!

Tuesday, March 17, 2009
Pergamenë
ta shembsh hënëzën mbi dyert e urës
me harqe të mbi kalosh qiellin nga themeli
si puhizë që frynë nën rrënjën e zemrës dhe flenë lehtë
desha të hyj nën prangat e etjes pa dalë kurë më
tingujt kur kthjellen, veli parfumohet nën heshtje
përtej çadrës së qiellit hija yte shkelë mbi mua
me pezmin e ngjyrës ngjyrosen shkronjat fshehurazi
aty ku pija ëndrrën në përpëlitjen e gjumit tim të vjetruar
mbështjellës i atllastë si këllëf shpirtin ma mbuloi
nën sedrën e fildishtë, rënkimi me psherëtimë më thumboi
në uljen e shikimit gurë të gdhendur me lartësi të afshët pashë
ngjyrë xhevahiri nënë pergamena të vetmuara, ku çdo gjë lashë.
drita e ujitur në mes të syve matanë shpirtit më gjallëroi
e vetja në vetmi bashkë me ty çdoherë më shoqëroi
si pluhur i zjarrtë mbi filigranin e fluturës me kullesë më kulluan
andaj si eklips i ëndrrës nën verbëri, si vulë më shënuan.

Monday, March 16, 2009
Oqeani dhe Peshku & Zemra e bukur (dy tregime)
Oqeani dhe Peshku
"Kam një tregim për të treguar - është për një peshk dhe një oqean..
Ishte një here një peshk në Oqean. Peshku i tha Oqeanit:
"ti nuk mund t'i shohësh lotët e mijë sepse jam në ujë"
Oqeani ju përgjigj peshkut: " I ndjej lotët e tua sepse ti je në zemrën time!"
Unë s’jam as peshku as Oqeani, por përsëri e ndjej dhimbjen tënde kur ti qan.
Peshku i tha Oqeanit:
" Unë jam këtu, nuk do të lë ty sepse unë pa ty vdes."
Oqeani ju përgjigj peshkut: " Pa ty ekzistenca ime s’do të kishe domethënie."
Unë s’jam as Peshku as Oqeani, por përsëri unë s’do të lë ty, sepse të dua..
Peshku i tha Oqeanit:
" Pa peshqit s’do të kishte gjë në Oqean"
Oqeani iu përgjigj Peshkut: "Pa ty nuk ka asgjë në këtë Oqean."
Unë s’jam as Peshku as Oqeani, pa mua ti do të vazhdosh të jetosh por pa ty jeta ime s’ka kuptim..
Peshku i tha Oqeanit:
" Më herët sa peshq ke njohur para meje?"
Oqeani iu përgjigj Peshkut:
" Ti as që je Peshku i par që kam njohur, por ti ç’do herë do të jesh Peshku i parë në zemrën time."
Unë s’jam as Peshku as Oqeani dhe nuk jemi të parët e njeri tjetrit por dije se ç’do herë që filloj të pyes veten, ti je i pari që më shkon në mendjen time..
Peshku i tha Oqeanit:
" Pse unë jam ç’do here ai që të dëshiroj ty?"
Oqeani ju përgjigj Peshkut: " Sepse më pëlqen të jem në mendimet tua."
Unë s’jam as Peshku as Oqeani por dije se ç’do here je në mendimet e mija.
Nëse unë do të isha Peshku dhe ti Oqeani, a do të me lejosh të notoj në zemrën tënde?"

Zemra më e bukur
"Një dite një djalë i ri ishte duke qëndruar në mes të qytetit duke thirrur se ai kishte zemrën më të bukur në gjithë luginën.
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën dhe ata të gjithë i admiroheshin zemrës se tij aq perfektë.
S’kishte as një shenjë apo krisje në atë, (zemrën) po, të gjithë u pajtuan se ai me të vërtet kishte zemrën më të bukur të cilën ndonjëherë e kishin parë. Djali i ri ishte tepër krenar dhe mburrej më zëshëm për zemrën e tij të bukur. Kur menjëherë, një plak u paraqit para turmës dhe tha: Pse zemra yte nuk është as afër bukurisë së zemrës sime." Turma dhe djali i ri shikuan tek zemra e plakut.
Ishte duke rrahur aq fortë, por e gjitha ishte me plaga kishte vende ku pjese të zemrës ishin hequr dhe disa pjesë tjera të vënduara në të, por ata nuk u përputheshin aq mirë dhe atje kishte disa skaje të dhëmbëzuara. Në fakt, në disa vende kishte gërryerje të thella ku pjese të shumta mungonin. Njerëzit u shikuan - si mundet ai të thotë se ai e ka zemrën më të bukur, ata menduan? I riu shikoi tek zemra e plakut dhe e pa gjendjen e zemrës se tij dhe filloji të qeshet."ti po tallesh", ai tha: " Krahasoje zemrën tënde me timen, e imja është e përsosur dhe e jotja është një rrëmujë e plagëve dhe e grisur. " PO" tha njeriu plak."E jotja është e përsosur në pamje por asnjëherë nuk do ta kisha tregtuar me tënden. E sheh, çdo plagë paraqet person të cilit ja kam dhanë dashurin time unë e shkëpus një pjesë të zemrës time dhe ata më japin pjese të zemrës së tyre disa herë. Më japin pjese të zemrës që përputhet me vendin e zbrazur tek zemra ime, por pjesët nuk janë të përpikta, kam disa pjese të palëmuara apo të pagdhendura të cilat unë i dua fort sepse ata më kujtojnë dashurin qe e kemi ndarë. " Disa herë kam dhënë pjese të zemrës sime, dhe personi tjetër nuk ma ka kthye pjesën nga zemra e tij. Eh këto janë ata vrima të zbrazëta të japësh dashuri është të marrish një rrezik apo një mundësi. Ndonëse këta vrima janë të dhimbshme, dhe rrinë të hapura, ata më përkujtojnë dashurin që unë kam pasur për ata njerëzi gjithashtu dhe shpresoj që një ditë ata të kthehen dhe të mbushin vendin që unë e kam pritur.
Pra tani e sheh se çfarë është bukuri e vërtet? Djali i ri qëndroi i heshtur me lot duke i rrjedhur faqeve të tij. Ai eci deri tek plaku, shtriri dorën tek zemra e tij e njome dhe e bukur, dhe shkëputi një pjesë nga ajo. Ai ia ofroi plakut duke ju dridh duart Plaku e mori atë që ofroi i riu, dhe e vendoi në zemrën e tij, dhe pastaj mori copëz nga zemra e tij e vjetër e të dhëmbëzuar dhe e vendoi tek plaga e zemrës së djalit të ri. Ajo u përputh, por jo aq mire, se mbeten disa pjese te dhëmbëzuara. I riu shikoi tek zemra e tij, jo aq perfekte por më e bukur se kurdoherë. pasi që dashuria e zemrës së plakut rridhte në zemrën e tij Ata u përqafuan dhe u larguan në ecje afër njeri tjetrit.
(tregimet janë nga burime anonime)

Friday, March 13, 2009
MahzumHan
në flatrat e tua mbijetova
në rehatinë e pasqyrës u reflektova
si shkëndijë e buzëqeshur mbi buzët e tua fluturova
të gjithëve ju dua
nëse nuk ju kisha dashtë nuk do kisha ekzistuar më
në ëmbëlsinë e kripës sheqer të ithtë ka
gjithë këto ofshama pluhurin e detit e trazojnë
se të qenit kandil drite, gjithherë përtej mua më buron
çdo trëndafil qanë, kur bylbyli i sajë sëmuret
çdo therë që shpon, në kopshtin e sajë përherë mbijeton
flakë e akullt është semazeni i këputur nga tespihet
në sipërfaqe të dheut fytyra ime çdoherë shtrihet
në karvanin e nisur ngarkova zemrën time të qelqtë
me kupë vere vetveten time e pija në këtë rrugë të dehtë
dielli i çlirimit është afsh i valës së nxehtë ku notoj
me thikë të mprehtë nefsin e dynjasë përherë e rrugëtoj
Jam taxhi i meskinit në këtë botë të përbotshme ku çdoherë qajë
se vlimi i xhehenemit është tempull me akull ku lotët janë me vaj.

Wednesday, March 11, 2009
Memoare me ethe

Si përbindësh me skalitje të tepruar mbi sipërfaqen e dheut më dukeshe çdogjëja, paradigma e çfarëdoshme kërkonte ujërat nëntokësore, si i gëlqerosur vendoja fytyrën e dhembshur mbi kupën e hirtë të plakave të mbështetura në kroin e fundëfshatit dhe unë me pa ngurrmë i shihja, në ato ujëra që nuk dukeshin më , por vetes i thash se i përjetoja me plot dhembshuri, se gjithçka buronte nga fundërrinat e pafundme të fytyrave që shfaqeshin si lëkurë e rrjepur nga cjapi i cili ishte bërë kurban për ditën e premtimit. Ecja në vendet e largëta ku vetja më dukeshe si me qenë në mes turmave si thnegël e lodhur nga kokrra e grurit që mbaja mbi shpinë, ky amanet veten ma mori në qafë me një buzagaze të padëshiruar. Mërmërita sikur të kisha pa ujëra nëntokësor nën kupën e qiellit tim! Zë të pazëshëm psherëtija dhe në ato çaste më përpinte heshtja që kundërmonte nëpër imagjinatën time të djersur si një paçavure e shkapërderdhur nga lagështia e plogësht me një mykje të paparë. Vjetërsia më tingëllonte në mendje, apo kalim kohe pa vërejtur thash me gojën time të shkrumbuar, njohja si shkabë e ndërsyer mi gjakosi parafytyrimet e mija, për të ditur më tepër në këtë rastësi që më imponoheshe të bëhem udhëtarë i vrojtuar nga shpirti im me soditje, ndoshta shkruaja për habinë time nga ujërat nëntokësorë që vlonin dhe avullonin me plot helmime dëshirën për të qenë më afër ngjarjes që doja ta zbuloja me padurim. U mbërtheva si pullë postare dhe u ngjita në letër sikur të vija nga një qytet i largët dhe shiu shumë gjatë më kishte lagur duke pritur që të takohem në shtëpinë e vjetër që shkëlqente nga lashtësia e kohës së hershme, e që me vite të tëra kishte fjetur prania e imazheve të përkundura në përgjumje të vazhdueshme. Pasiqë u zgjova ëndrra mu shkëput si kurm i ngjitur në hu dhe si njeri me vetulla të rënda nisi të ec me kujdes të veçantë sikur që nuk donte të ma prishë gjumin që syhapur e përjetoja, se kisha pagjumësi më duket apo?!, se kur netët fshihen pas gjumit, kur ditët fshihen pas zgjimit, ëndrra me pe i lidhë të dyja në skajet e tyre dhe ec bashkë me ta, unë duke thith cigaren time si oxhak i arnuar pritja kohën e degëzuar që të lundron mbi pamjet e feksura e të thurura në guacën time që reflektonin lirinë e mendimit. U mpiva në kënaqësinë e stepur në kohë dhe nuk doja të dilja më. Ashtu më mirë thash vetvetiu, se mu shfaqë një mendje që doja ta vrisja pamjen time në pushkatimin e fundit që organizoja mbi ndenjat e mija, por prapë ja falja, më dhimbset i gjori thash, dhe përse të varroset si kurban në ditën e premtimit kur ende nuk kishte të premtuar asgjë.
Trotuaret e qytetit ishin gozhduar në një varëse të harruar mbi derën që kalonte nëpër shqetësimet e saja, dhe si hapa të ndërlikuara vinin përjetimet si në një peshore mes vitit që lamë pas dhe atij viti që po vjen. Këto përthyerje janë të domosdoshme përshkak se isha i gjunjëzuar në mes udhëkryqit tim të quajtur kohë.
Çdo gjë që duket si e kalbur ka shpirt dhembshurie, se kalbëzimi është fenomen i hjekave, aty ka shtresa e shtresa që notojnë mbi shpresën e përjetësisë, kjo ripërtëritje ka natyrshmërinë konstante për riprodhim ndjenjash sikur të jenë të pezulluara në ajër. Molepsës më dukeshte ndikimi i ndrojtjeve që si takëme ishin renditur në raftet e shpirtit tim, a ta them apo mos ta them pyetja vetveten time!
Apo do ta thërras vetmin të më përgjigjet më mirë, se shkronjat e saja janë të përpiluara nga heshtja si varg i qafores që shkëlqente, e mua fija e qafores së shpirtit më këputej kur i shihja.
Por prapë mora rrugën trotuareve si i gozhduar u mbërtheva pas gjendjes sime të mpiksur, ndërsa hapat e mija vetëm se trasheshin në ecjen time, më fërfëllonte gjithçka në mendje, sikur të isha në një moment jashtë-hapësirës por çdo gjë thash ecë edhe dashuria e arritur tek njerëzit ecë dhe një ditë ajo shuhet, e unë dal ngadalë filloj të shërohem me shkrimet e mija që janë një terapi e pazëvendësuar për mua.
nëpërdhimbje (I)
gjithçka do të paguaj me heshtjen tënde dhe timen
se harresa është pjesë e pandasisë sonë të bekuar
gjithë ajo largësi është etje që më shkrumbon mua
e që e lajë me lot fikjen tënde bashkë me djegien time.
mur vendoja në mes ballit tënd që si qielli më shfaqeshe
e me varkën time lundroja pas flladit tënd që ma dhuroje
por gjeta flluska deti që përreth shpirtit tim më rrethoje
tretja e dhimbjes më brejti si shkumë për mallin që kam ndaj teje.
u mblodha si lot i tretur në një gotë të mbushur plot
nuk e shihja vetën nga vaji i kulluar sepse më thanë që dergjem kot.
Kotësi nuk ka asnjëherë për ashk të digjesh si meskin
se urtësia është në etjen e pashuar që kërkon vetëm strehim.
si axhami i gjunjëzuar nga habia para të vërtetës rrash
në mjegull u bëra si perlë e humbur dhe më nuk të pashë.
shpresë e imja ishe në gjerdekun qiellorë të më përpëlitesh
mbi pëlhura për të kujtuar gjakun e ngjizur, përse jemi krijuar.
të thirrja nga thellësirat e vetmisë duke u hedhur në notim
dhe nëpër valët e dashuruara të kërkoja me plot afshim.
O Dritë e Pafundme ma ndez fikjen time në zemër që më bren
se dhimbja është xhevahir i topitur që çdoherë do të shkëlqen.
derti nuk është lakmi ndaj vetvetes për të qenë i ledhatuar
se ledhatimi është zvarritje ndaj kohës që më veç kishte shkuar.
jam furtuna e dashuruar që bëjë pluhur mbi sytë e tua
në çezmat qiellore ku më shpërlau uji yt i virgjër dhe i kulluar
unë taxhi i meskinit prapë mbeta pa kokërr gjak në fytyrën time
nga e gjithë kjo, më thanë se duhet të marr shumë mësime.

nëpërdhimbje (II)
i nëndheshëm më dukej qielli nën blozën e muzgjeve
si katrahurë e stuhishme pikturohej dritëhija yte e thyer
përsipër zemrës sime ngarkohet etja e lëngëzuar
e shiu u bë shirë, ndaj u deha në paradehjen time.
në livadh nën zgavrën e lidhur pushonte pëlhura me pulla të zeza,
njollat e harruara krijuan skëterre duke ngjyrosur diellin e damkosur,
e nga klithja zërit tim, pa përtesë u çava në dysh.
po ti ishe ibrik me gravurë që sherbetin e shpërndan
nga zambaku i shtrydhur,
ndonëse lotët shtrydheshin prej kupës së zemrës
për të shpërla mallin tim, që për ty asnjëherë nuk shuhet.
je moment i pakapshëm që as hapësira nuk të jep vend
aty ku as drita nuk të njeh për tu shfaqur mbi dhé
as ajri nuk të jep mundësi për frymëmarrje nën rënkime
se je ofshamë e vetësisë time, ndërsa vetësia ime më nuk të njeh.
shumëngjyrësia vajtonte me tallaze të krehura mbi çatitë e harruara
e gjysmëhëna e skuqur si buka e thekur përtypej me ngathtësi
e vagullt ndjesia më mbeti në kopshtet e tulipanëve të shkretuara
se hardhitë e përmbysura më tradhtuan në dehjen time.
o saki ma mbush gotën edhe njëherë që kupa ime mos të thahet
e të përkulem ndaj Hirësisë Tënde se pluhuri në sy më është tretur.

nëpërdhimbje (III)
kur shuhet fikja ndizet drita me një shuarje të fikur
kur rilindin perëndimet shtohet errësira e ndritur
dhembshuria ime përqafohej nga shikimet e shuara
se çdoherë kur të harroj, unë prapë ty të përkujtoj.
momenti i lashtësisë është hapësirë që më vrojton mua
me brishtësinë e rrënjëve të mplakura që dalin mbi supet e mija
prapavijë e errët prehet mbi trungun me copëza drite
se rroshponja e lumit tim që nga burimit më dilte.
i tultë dukej hëna me brirët e saja të lakuriqësuar
me rrathë ngjyrë teli u robërova në shikimin e sajë
në paradhomën e zemrës gjoksi vajtonte për dëlirësi
se kupën e pija me pa ndërprerje për çdo ndenj të sajë.
Ashku është lirë që më këndon me zërin e fluturës
në divanet e mija dëgjoj përsëri pasthirrmat e tua
unë qajë në heshtjen time me dënesje të buzëqeshur
se çdo gjë që gurgullon asnjëherë nuk shteret në mua

Saturday, March 7, 2009
Anoj në përhumbje
Asgjë nuk është në përkujtimin tim, çdo çmallje më shpien në anim kokëfortësie, u përgatita për goditjet e përqafimeve të dhuruara enkas për ta shtrydhë eliksirin nga lëngu i gurit. Doja ta bëja qefin më të shëmtuar, vetëm sa për qejf të narracionit kafshoja cepat e shkronjave dhe vazhdova më tej me kokëfortësi e në fund i lash lakuriq nga të kafshuarit e mija të të gjitha. Rrjepja kishte në sfond zbukurimin joshës të papërtypësisë, PIP rrinin të gjithë dhëmbët e ngrira me një buzëqeshje perverse, sikur të kishin pa çorape të gjata që ishin të shqyera nga këmbët e mendimeve të shkapërderdhura. Zë, si hingëllimë të dhimbshme dëgjova përtej maleve të dendura, dendësia e tyre ishte përplot e mbushur nga gjethet e habisë sime, ngjyra e tyre ishte si ngjyre limoni... më ka mbet vetëm korubja e vijave të shpirtit tim që lundronin në lumin e vërshuar të po aty mali, e që nuk ndalej asnjëherë, kur gjithçka vërshoi në mua u preva në mes lugës së qafës time, por prapë kërkoja hijen për tu preh në malin tim me gjethe ngjyrë habie. Grimasat ishin me perde të zbukuruara e të zbarkuara sikur në ndonjë teatër të harruar, paramendoni çfarë ironie ka përkujtesa auuuu! Maskat me pluhurin ngjyrë alltëni fërfëllonin në shkretëtirën e të menduarit tim, si me qenë në një kasolle e përhumbur në korubet e vijave të shpirtit tim. Përtesë kishte ngadalësia se nuk shpejtonte për askund. Sabër më thoshte zëri i zanave, se në heshtje ka zemërgjerësi, aty ka flatra të krijuara nga mjegulla në forma të veçanta, ku mundesh të fluturosh në syrin kaltërosh të qiellit të pafund. E përhimja nuk mundet të pengon, se është një zë i shiut edhe pse ajo lagë si plagë prapë nuk pengon për të parë, vetëm se të jep mundësi për të thith aromën e baltës kur të biesh në tokë! Më pyetën ku je! ju thash se jam pjesë e ndjenjës time të ngatërruar nga lumturia e lënguar që më dha si dhuratë vetmin në përdhesen e kasolles sime.
Çdo gjë më ishte bë e gjatë, sikur kjo borë rënkuese që vazhdon të bjer ditëve të sodit, duke lëpirë shuarjen time dal ngadalë... çdo palosje e imja shtrihej në zhdukje, si amullia e mullirit që kokrrat e grurit nuk i bluante si duhet guri i sajë. Kjo jetë përtypjet i ka të rënda se gatimi i bukës nuk është ashtu siç duhet, i sigurt jam se fajin e ka guri për bluarje! Çdo hap është si shkarravitje gazetash, ashtu sikur që gazetës ngjyra kur i zbehet pas ndejës së gjatë në plehrat e qoshqeve të harruara.
Në këtë tekst artistikisht u shpreha sikur të isha në një moçale me plot mushkonja, kulmimin e arrita në gjëmimin tim që më therte në tërë trupin e mavijosur nga plagët e mara prej përhumbjes sime, e që me mall i përkujtoja! Si duket e teprova me këtë shkrim...
Friday, March 6, 2009
Rishtazi
Në dalldi qava për harrimin e trajtës, takova gjunjëzimin e brishtë, dhe pa meritë tjetërsoja vakumin zvarritës të kohës përkujtuese, çfarë trajtese kërkoja në këtë çekuilibër të llojeve të përgjumura në djepat qiellorë, se s’ka shenjë jetese më. Shqetësuese shiheshe edhe drita që vinte nga këndi i mugët, pasqyrat ishin të thyera nga tingujt e vibruar që shkuleshin si të tërbuara pranë çdo pamje të portreteve të ngrira. Pse qajmë kur çdoherë na qahet, a ka nevojë për lot kur shpirti kullohet duke qarë në brendi, çdo lot është ironi në vetvete, nuk duhet të qajmë sepse ne qajmë gjithmonë!, momentet lotsjellëse janë pranë më shume se sa çdoherë, edhe pse më dhemb kur lotët rrjedhin si vërshim i ujëvarave në brendi, por nga jashtë fytyra si kloun maskohet, përgënjeshtrohet si pipth i brishtë nëpër koloseume të vjetra duke dashtë të ekzistojnë gjithmonë. Parafytyrimet përngjanin si plastelinë ku u vendosën grimasat si piktura dhe i renditën si makina pluhurthithëse në ekspozetë e majme të financuar po nga ata që qanin rishtazi. Plastelinë, ahhh ti je kockë grimase, mburrje je ti, për ty kanë kënduar ditirambe edhe më herët dhe gjithmonë do të këndojnë! se rishtazi ndodhin gjërat çdoherë... kotësirat me plot rrathë ngufatnin çdo gjë me përmasa të tendosura ekologjike, sepse konstatimi ishte se lotët ishin prapë shkaktarë, poashtu njësoj edhe pikëllimet u lëshuan në këtë rol si lëvizje të heshtura politike nëpër çardakët e vetullave dhe bashkë me qerpikët bënin trysni mbi zgavrat e hapura në shpirtrat e vetmuara. Kjo na ishte e tëra fatkeqësisht, me përplot shenja të shëmtuara e të thyera në pasqyrat që për çdo ditë ne i shohim.
Wednesday, March 4, 2009
Nur -ul- taxh
Nur -ul- taxh
(refleksion i dyanshëm)
Me pandërprerje më ndërpritej fryma
se jam pjesë e tre klithmave të pangopura
mu aty ku bashkë ofshajmë me mikun tim
nga etja gojëtharë bredhi çdoherë
e i trokas në derë dhe bëhem lypsarë i tij.
Kur zemra prek zemrën
nuk të duhen duart dhe këmbët të shkosh deri tek ajo.
pikla gjaku nga gjembat e trëndafilit rrodhën
e ajo më buzëqeshi dhe më tha:
ik dhe kthehu në praninë e Tij.
Jam fukara për Dîvâni Kebîr
nuk e kuptoj nga qorrllëku im atë
se jam vetëm limë për pluhurin e thonjve të tij.
Art - ar në sirtarë të gajbit
çdo vlerë shkrihet tek Ai,
kur kalemi mori urdhrin gjitha fletat u shkruan
në Ezel ishe fryma e nurit të Tij
me gjuhën e qiellit si divan u shkrove
çdo gdhendje ishte trajtë vetëm për ty.
Nga veli rrodhi vera qiellore
dehja u shpërnda në lumin tim të gufuar
miku im, mi dhuroi të gjitha pikturat e zemrës
që çdoherë në burimet e pafundme i kërkoja.
Jam në vetmin e shkrirë të Njëshmërisë
në vetmi jam, por jo edhe i vetëm
si kokrra elbi i shpërndarë bredhja
në vetminë e shtatë viteve të burgut
si zëri i heshtjes në barkun e peshkut,
me dritën e Sinait e Hiras më në fund u mbulova.

ELIF

Elif, i Palindur e i Pavdekshëm
Elif, si frymë e paarritshme
ti je bukuri e padukshme
e djegur dhe e përvëluar me urtësi
me lot të ngrohta vajton në brendi.
Fytyra e shpirtit tënd shpërlahet
kur sheh sebepet për të kërkuar falje,
atëherë pikëlohet gjethi i zemrës
si shiu që bie në fillim të damarit.
Kur koha është kozmike përplot gjallëri
çdo pluhur është stoli për Ty.
E unë u deha në mejhanen time
se i etur çdoherë jam unë,
unë nuk kam derte
se derti jam vet unë.
I pasur jam çdoherë
se skamja jam vetë unë.
Unë jam dhimbja
që dhembjet më dhëmbin më shumë se dhimbja.
Unë jam dashuria
që dashuritë dashurojnë më shumë se sa dashuria
Më kapi dehja kur më thanë se
ashku për ashkun është krejt ashk tjetër.
Çdo tretje ngjallë përvëlim të amshuar
në kllapinë e përjetuar dua të të shoh vetëm Ty,
se në sytë e mi shoh vetëm sytë e Tua
nga e esëllta ndjej tretjen e urisë sime
nën hijen Tënde puthaqielli më kaploj mua
dua ta shoh atë që dua ta shoh
edhe pse lotimi më verboi mua.
(qershor - korrik, 2008)
dyzet ditë
në përhumbjen e grackës me njollën vetullhollë
lakuriqësia e vetmisë së pacipët më ndriti,
shkuan dyzet ditë sa dyzet mijë vjet në vetmi
fryma mbet pa frymëmarrjen e sajë që më kishte mëri
Me shpirtin belhollë mu deh pragu im sonte
dhe nuk mundesha të hyj brenda tek ty!
në përkundjen e dhimbjes, si shatërvan më dolën
lastarët e thinjura nga kraharori im
dhe si meduzë u bëra, e u shtriva mbi hijen tënde,
me një djegie më të djegur se qiriri të pashë
dhe nga tymi si flutur në ikje unë si i dehur rashë
u betova në mbrëmjen e humbur sikur që dikur
pija lotin tim bashkë me dyllin e qiririt Tënd.
në dhomën e errët pritja të ftohti të më ngrohë
me zjarrin e largësisë thitha afërsinë e vetmisë
se në Damask më than se kishe shkuar!
në shpirtin tim përdridhej shalli i kaltër plot aromë
e bebëza e syrit më dehte si pije prej rubinit të gjakosur
në shikimet e ndërprera me erë jasemini u përvëlova
por më në fund vetëm verbërinë time e gjeta.
shkova në arratinë time dhe për vetullat e tua
endacak u bëra, e nga sytë e tua ikja jote mua më deh
ndërpre më të them që mos të jesh kështu siç je!

Mbidritë
Në pullat e palltos së vjetër shiheshin ngjyrat kaf e gri, por nga ngjyra e zezë e palltos përballoheshe kompaktësia e ngjyrës si një mal i ngjyrosur në mes të vjeshtës, ajo pallto mbi vete mbante siç duket një mijë vjet pluhur. Pluhuri kishte parë lashtësinë me sy si kaleidoskop i shiritit filmik të jetës, çdoherë mbi të dëgjoheshin rrapëllimat e ecjes, që me mall ishin gëlltitur dhe shtresuar në sokakët me plot kalldrëm duke shkuar njëherë lartë e njëherë teposhtë. Kjo bredhje peshonte në kujtimet e lutjes për gjallërinë e pamjes që kërkoheshe për kthjelltësinë e përjetësisë në përjetime edhe pse optika e syve ngathte në këtë situatë sikur të kishte xhama të avulluara, ndërsa unë këtë ngarkesë e mbaja gjithë kohën mbi kraharorë! Çdo veshje dhe zhveshje përkonte si një rikthim i një mendimi të njëjtë, se veshja është shkuarje ndërsa zhveshja është kthim. Gjithçka në rrotullim, hiri i palltos si gacë në zemër dimërishtë gufonte nga gjoksi me hukamë, e nga ofshama tretej drita e vagullt që me zvarritje përkuleshe ndaj Mbidritës, përjetova kllapi, e mu duk vetja si perde e lëshuar në dhomën e shpirtit, dhe shihja me mall sikur të binte borë e vjetër që më lartësonte në pritje, dhe prapë palltoja ime fluturonte si flutur në mendimet e mija, imagjinoja që unë e veshi atë, por në fakt ajo vishej me mua. Ngadalë filloj të bëhet xhybe dhe të shndërrohet në fluturake kozmike, gjithë rruga mu bë qiell dhe semahane, fillova të shoh margaritarë të shtruar si një shtrat i formuar nga fjalët dhe tingujt që i dëgjoja, gjitha perdet filluan të shqyhen nga eksplodimi i aromës që thitheshe në çdo nuhatje, valle e valle qiellore dëgjova zërin që më urdhëroi për lëvizje, mu shtrua ushqim dhe ujë i virgjër në këtë darkë qiellore, eksplodim qetësie në vërshime i dëgjoja, çdo gjë vlonte me fshehtësira për Fshehtësinë dhe më pëlciste shpirti në çdo pore të sajë, mu çjerr psherëtima si gjak i gufuar. Ah ashk i kulluar, po të pyes ty, ku i ke brigjet dhe kush të pret buzë oqeanit? trete gjithë atë ujë dhe përplasu mbi mua. Pasha të Vetmin po të them, se tek unë vetmia jeton 1 mijë vjet si pluhuri i palltos, ajo ec ec e ec dhe një ditë do të ringjallet bashkë me mua...
Tuesday, March 3, 2009
Tre shkurorëzime
Tre shkurorëzime
(për Utbe ibn Gulam r.a.)
Ti je shpresë e kulluar e ujit matanë
në prerjen e hënës me drapër që më del rrallë
me lëngë të dehur e rrudhim gjuhën tonë të bekuar
vështrojmë kohën syçelë nga uji jonë i turbulluar.
Me njomësi putha valët që më kaluan përreth
në betejë pa mburojë ju hodha fatit të shenjtëruar
nga ku kalim s’kapërdihet ura e Siratit tatëpjetë
po duhet të jetë si një frymë e fryrë lehtë.
Me tre qefinë e pash ndarjen nga sytë e tu
një për mua qoftë hedie, edhe pse qefin nuk pash më
qoftë trupi im bekim për egërsirat
xhepi im është i shqyer, se jap vetëm për Ty.
Ëndrrën ma shndrite o trëndafil me balluke
syzezën nuk e shkriva për hir të rastësisë
se vetulla si gajtan më bëri horre për të qen e saja
e unë të dhashë shkurorëzim që mos të jem me ty.
Ripërtërijë vallen e yjeve dhe lozi nëpër dhé
me sabrin e vajtimit dhimbja më ra si rrufe
rrokulliset loti im si margaritarë i vetmuar
në qaforen tënde të lidhur n’ pé
në dallëndyshe u shndërrove me duvakun nën sytë e tu
e unë të dhashë shkurorëzim që mos të jem me ty.
E pash veten në lutjen tënde të veshur me hi
më than ku je nis të shkosh o faqezi!
Thash në betejën e dyluftimeve veten do ta qeras
si i dehur me verën e xhenetit, hijen tënde do ta vras
O hyri e imja më prit mua, se kësaj dynjaje i kam thënë:
të dhashë shkurorëzim që mos të jem me ty.
Por i dhashë shkurorëzim edhe hyrisë time
që të jem gjithmonë vetëm në pranin e Fytyrës Tënde.

Rrotullim
Rrotullim
Asgjësim në rrugën e brendshme përjetova
si flakërim rrotull nën ngritje të ngathtësisë u zhduka
mbi pluhur si fryma u ngjita
dhe si pesësh në njëzet e pesëshe u bëra.
Akulli nën kraharorë më buroi me fytyrë të hapur
nga shtangia u çmalla në palëvizjen time të dehur
si zjarri i habitur, përkëdhela frymën
e shumëfishësisë të Njëshmërisë Tende.
Kisha lindë para bririt tim
nga babai qiell e nëna tokë,
ashtu siç më varrosi dhjetësha e parë mua
nga pesëshja e fundit u ngjalla përsëri.
Nën kthetrat e lapsit shtrihet vija
Harqe mbi ëndrrat e pakohshme ndritnin
sikur zjarrin duke e kall me të fikur
se me gjuhën e fshehtësisë çdoherë i fryja.
Nga xhybja lëshohen xhevahiret e këputura
në Ashik Hanin tim gufonin shpatat e mprehta
për shkënditë e Tua u bëra kurban me Ashkun që kam.
Bredhi nëpër çelësat e fshehtësisë së paprekur
se nga ezeli deri më tani përjetoja vetëm rrotullime.
Rrotull rrotull... dhe prapë rrotullime, ata janë
të paskajshme e të veshura mbi hijen time.

Etje

Etje
Në gjurmën bosh thjerrëza e syrit mu thye
përplot hambar të mbushur,
por prapë kisha vajë urie
kroje gurgulluese vërshonin,
por prapë gjuha thatësira më kërkonte.
Djersët deri në majën e hundës lotonin
për qortimin e brengës lutjet në prehër më notonin
Mangët e krahut të shpërthyera zhvisheshin
duke gjëmuar mbi shenjtërinë e dheut, kërkonin
faljen e të dashurit dhe mbi supe e ledhatonin.
Arsye në dalldi nuk kërkohet
se vetëm ashku është arsye përse jetohet
Si fletëz e djegur je në shkëlqimin e syve të tu
se hiri yt lëshon dritë mbi zjarrin tim të pa pushuar
Pritja më përvëlon
dhe në damar të shpirtit më shkon
Çdo gjeth këtë gjë e din
se rrjepja në buzë të greminës më dërgon
Thirre pritjen të më gjëmon
si tulipani që bashkë me shiun, vesën e fluturës e kërkon
Nuk mund të pres se jam i dehur
vera më shtriu për toke
dhe prapë qiellzën e gjuhës e kam ende të tharë
në varin tim pres që tulipani të më bëhet dëshmitarë
dhe Shemsi Tebrizit tim t’ja lë amanet në këtë botë.

E shkruar (kushtuar poetit Hafiz Shirazi)
E shkruar
(kushtuar poetit Hafiz Shirazi)
Mbi vargjet e pëlcitura
këndoi puhiza me blertësi
yjësi ra mbi duvakun e mbretërisë tënde
me ujitje të vaditja për gjallëri.
Një kupë me verë pash në ëndërr
dhe një gotë të mbushur përplot me lot
vetullzeza me vetëtimën e sajë më goditi
e unë dergjëm si rrush i shtrydhur kot,
tejpërtej kraharori mu shpua nga ledhatimi
dhe rashë palë mbi supet e tua nga lëngimi.
Gërshetat e çapkënes më bënë faqezi
i verbuar mbeta në bregun tim plot vetmi.
O varg i shkrirë je si alltëni i syve të tu
më le rahat të dehem se skam më vend këtu.
Jam hallkë e prangave të tua në këtë robëri
ndaj më le rahat të vdes përsëri.
Me afshin e puthjes si dervish u deha
nga tespihet e këputura ngadalë u kthjella
endacak i thash vetes time në rrugën e ashkut
tharmi i zemrës sime me hallin e vet qanë
vetmohet nga qerpiku yt dhe kalon aty pranë
Taxhi im i Dinit është maja me plot Vetmi
se dehja në prehrin e mikut më kaploi në tërësi

DUA

Dua (keni kujdes theksin)
Hyra si rrjet i merimangës dhe fryja me uturimë, dëshira pëlciste në thërrmija dilemat e shtangura në mendjen time, i dashuruari dhe lutësi ishin bashkë, si miq të përputhur endeshin nëpër enë të arta dhe ujitin shpirtra me plotë vërshime, por thatësia ende e mbante në kujtesë imazhin e lëngët, se etja ishte më e madhe se kurdoherë. Fryja me stërpikje dhe i pluhurosa sytë për të rikujtuar shpërnguljen në qytetin e ndritur, ajo bredh buzë bregdetit dhe në çarjen e detit me shkopin e mrekullisë tregon afërsinë sikur korja e bukës me tulin e sajë, kur bunari ishte shpëtim për dikë që u mor nga karvani i shkretëtirës, e për dikë tjetër ishte shpëtim hedhja e librave në të, të gjitha këto ishin bashkë me të dashuruarin dhe lutësin. A ke për të më thënë diçka për mungesën tënde... në ibrikë të stolisur me diamante pija ujin e pashterur që dilte prej dritës së Tij, por u shndërrova në krimbë dhe haja vetveten time gjatë gjithë kohës së lëçitjes tre vjeçare. Isha shndërruar në burim fitues nga pala më e vogël, gërmadhe e madhe si kodër më ishte bërë zemra për humbjen time, por u çlirova si pala që heshti, duke u shkri në dritën çliruese që shkëlqente mbi shtatë kodrat. Thuatë mu mpijnë, nuk doli më ujë nga ato, por aty afër kishte një lumë, por nuk doja të pijë ujë edhe aty, grumbull mu bë zemra, si lëmsh mëndafshi i ngatërruar, pritja dhe prehesha në furtunën e shikimit tim sikur të jem në një sixhade fluturuese, frymëmarrja ime nën ajrin poetik më sugjeron për kthjelltësi, se rruga është e gjatë dhe e gjatë... Ajo ka nisur dhe vazhdon ende. Ndjeja sikur të isha në luftë me renegatët dhe deri tek çelësat e Kadisijes dola, pastaj u hap një plagë, gjakosi fletat e shenjta, dhe doli në devenë e rrethuar, por kush heshti, e vërteta apo drejtësia?..., po ku u takuan ata?, ndoshta u mprehën në lirin e imponuar të harresës. Kraharori im më nuk kishte mburojë, por i dashuruari dhe lutësi ishin si hije që më rrinin mbi kokë, dhe prapë përjetoja fllad, pija ujë nga ibriku im me diamante, pashë se ajo më dha të pijë dhe më tha: vazhdo se të pret fleta si xhan pare për të shkruar në të, fletat i kanë katër stinët, në çdo kohë mundesh të shkruash, uff sa doja ta kem afër vetes bunarin dhe ti hidhja të gjitha fletët, por nuk mundesha... eh... sikur të mundesha edhe pse nuk doja!. Se nuk doja të trashëgoja mbretëri, se ajo më ndau zverkun nga koka, pështjelli pëllumbin në gushtarin e sajë, u avullua dhe ende e pres që nga retë si shiu të më vij, gëzimi dhe shqetësimi më inspironte për të, se gadishulli më priu në pallatet e tyre si diamantet që shkëlqenin dhomat e mëdha. Alhambra si nuse dikur ishte zbukuruar, edhe pse si gra duke qarë u ndanë prej sajë. Erën e djegur të çlirimit e përjetova, aty u ndezën kandilat në shpirt dhe në trotuaret e shtatë kullave të çliruara, mburrje për Divanin, se përskaj detit në tabakhanet e poetëve u shkriva, isha pjesë e heshtjes që me shekuj ishte shtresuar mbi mua. E pres Sarajevën, nuk dijë ende, a më pret ajo mua apo unë e pres atë!?...
II
Po lë anash parzmën e violinës dhe tingujt e sajë le të hyn brenda tek unë, se do të iku në rrugën me tym që më pret mua, ku shikimet humben sikur mjegullat kur mbulojnë hënën, ato ikin sikur që nuk desha të eci pas gruas time të ardhshme, edhe pse në bunar desha të ndihmoj më të dobëtit, por Dritën Hyjnore ende e kërkoja në malin e shenjtë, se ajo më thërriti mua। Fotografit u ngjeshën në brendinë e librit tim dhe i përcillja në forma të vazhdueshme sa herë kur i mbyllja dhe i çelja sytë. Fillova të shkruaj pa dashje, për të shkruar mu deshtë të eci sikur fëmija që fillon të zhagmitet, e pastaj më hodhën në lumë, lumi më dërgoi deri në vendin e sigurt. Me vete mbaja pëlhurën e nënës, edhe pse desha që mos të identifikohem, por syri i ballit në thellësinë e zemrës një gjë të tillë ma ofroi mua. Ikja në autobusin tim si vetëtimë dhe nga habia filloj çdo pore e shpirtit të më eksplodon në ngjyra e nuancash përkujtuese, mu shfaq e bardha me dashurin e sajë, më jepte butësi por edhe më shqetësonte, mu deshtë të bëhem rrobaqepës në parajsë për t’u mbulua që mos të shoh velet që pandarë më shfaqën dhe që njëkohësisht më verbojnë mua. Doja ti shkatërroja idhujt gjatë rrugës time, nëntëqind e pesëdhjetë vite punova për ti shkatërruar ato, por asgjë... rruga ime ende vazhdon, atje ku jam nisë, në Sarajevë, në tymin e përzhitur mbi qeramidhet e lashta me shekuj, ndihesha sikur një fëmijë kur i dalin dhëmbët në fillim, temperaturë kisha, pash labirinte, rrugët më dukeshin sikur gërsheta flokësh që në fund u detyrova që ti shes që për të mos lënguar ende. Mëshirë kërkova dhe prekja duart e saja dhe shihja sikur të kishte pasqyrë në to, nga ato duar shihja me sytë e mi pendimin tim, fillova të qaj dhe ti puth ato, duke qarë u verbova, pritja peshqirin që nuhaste errën tënde që të të shoh përsëri. Lëngova nëpër burgje dhe pritja të jesh ëndërr e imja sikur shtat vitet e thata dhe të bollshme, enën e arrit në hejbet e tua do ta fus, që si e si të jesh pran mua. Ufff... mu dukë vetja larg dhe prapë nisa të vij tek ti... përjetoja pulitje në mes pamjeve të humbura dhe të shfaqura sikur doja të shoh bukurin tënde dhe e pash, po e pash, por i preva gishtat e mija duke qëruar mollën, gjaku rrodhi thellë në tokën e shpirtit tim që kërkonte ujitje pandërprerë, mu deshtë të eci ende dhe dola në tokën e thatë të shkretëtirës, nga ajo bukuri mu kujtua vetmia dhe doja ta shoh varrin e nënës që më la në moshën 6 vjeçare jetim. A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë! E ndjeva vetën të qortuar dhe të mbuluar, predikimi më priste që të thith zemrën si gurë të çmuar, dritë më bënte dora ime për të ece në rrugën time, më zgjoi zëri i autobusit në rrugën që shiheshe greminë e madhe, nuk doja të jem pjesë e greminës ku fundoset pasuria e koprracëve, por doja të jem në gjumin e treqind e nën viteve dhe Drita e Diellit të ma mbaj të freskët trupin tim gjatë gjithë kohës. Nuk kisha të holla, se afati ju kishte dal, por e konsideroja vetën prapë udhëtarë, dhe rrugëtoja ende mbi sipërfaqen e gurit mbi shpellë, me autobusin tim si sixhade fluturuese ecja dhe aty pashë do sy, dhe më than: zgjohu dhe prediko se të ka ndodhë diçka që do të jetë bekim për ty. Ankthi edhe pse ishte me mua, më jepte shpresë shumë, e pija një gastare me sherbet, dhe filloi flladi të më puq mua. Ikja dhe bredhja sikur flutura kur kalon nëpër fushat e tulipanëve, dehja nuk ishte shkas që mos të kem argument nga sofra e qiellit, por zëri më bëri të përjetoj dridhjen e eshtrave të mija që kërcitnin sikur arrat kur thyhen. U kthjella pasiqë pash ëndrrën për të bërë kurban të birin tim, se ashtu ishte lutja ime, shihja gurë nëpër rrugën time që udhëtoja, por me thikën e mprehur i preja sikur të ishin djathëra të servuara. Nisi shiu të më mpinë dhe qiellin e shoh duke qarë, por u pastrova që të jem i përgatitur para betejës në rrugën e të dashuruarve dhe atyre që luten, i shoh edhe xhamat e lotuar nga pikat e shiut që ikin në rikthimet e pashterura. Hëna dhe Dielli ishin zgjuar nga djepi i mjegullave dhe bashkë me ta njëmbëdhjetë yjet bënin sexhde. Ku je ti pyeta? Apo ndoshta je strukur në gjakun e rrejshëm që u përlye këmisha gjoja se ujku më kishte ngrënë, bërtisja duke ulëritur dhe thash: s’jam i pafajshëm këtë e dijë, por nuk mundesha të mos e pranojë, se kam faj që dashuroj Të Dashurën dhe lutem për të, më erdh këmisha e gjakosur por jo e coptuar, nga kjo dredhi u lëndova dhe nga malli u verbova, ndaj thash nuk doja të shkosh te Zulejha, se pafajësinë e doje më shumë, të preferoj të shkosh te një Zulejha tjetër, se ajo ishte nga qielli dhe nuk i kishte sytë nga kjo botë. O Zot i Madh falënderimet të takojnë Ty, kur me zbardhësi zbardhon natën, dhe dritat e vockla si xixëllonja duken, ata filluan të zbehen, se agimet e Tua japin shenjën e ringjalljes nga gjysmëvdekja jonë. Një valë në shpirt më kaploj kur shkela kalldrëmin e Bash Çarshisë, menjëherë më shkuan sytë në tullat e vjetra prej guri, ata ishin të stolisura me mjekra të bardha e të lagura nga abdesi, u afrova të shoh plagën në zemrën e lagjes që si kandil mbaja gjallë kujtimin e trembëdhjetë shehidave dhe në kalitjen e frymës së tyre në mesxhidin e Tabakëve. Hanet më dukeshin si xhuxhe të vogla dhe fillova ti përkëdhelja me dorën time dhe ndjeja sikur preki lashtësinë, e pash veten në Selsebil duke pijë ujë, dhe thash: burim xheneti apo çezme në Sarajevë?! Për mua është njësoj! Se etja më thërrmon sikur zambaku që ka nevojë për ujë, në atë moment desha të më përpij lumturia si kuçedër që del nga oqeanet e buzëve të tua. Se buza yte me pështymën tënde ishte ilaç për plagën time, ajo çau shkëmbit e shpellës së shpirtit tim dhe nuk më linte të shqetësohem asnjëherë. E pash lutjen tënde në xhamin e bezistanit si i dashuruar u afrova më afër dhe fillova të lexoja dhe të shihja çfarë shkruan, kur pashë se nga avulli formoheshin shkronjat e tua, fillova të bëjë rrathë dhe ndjeja se si me semazenin tim u ngjita në qiell, e nga lartë pritja dorën tënde të më shkruan dhe të më përkujton mua, menjëherë në atë moment kërkova që ta sjellin fijen e flokëve të tua kalorësit më të mirë që ka bota, se në Sarajevë jam duke e pritur. Aroma më jepte shenjë se ishe nisur, nuk mundesha të prisja, fillova të dridhem! më dukeshe vetja sikur gjahtari që pret gjahun e vet në thellësinë e natës së errët, ashtu siç unë tani pres shkronjat e mija të jenë pjesë e heshtjes dhe vetmisë sime mu në zemër të Bash Çarshisë. Cilën ngjyrë e dashuron më pyeti ezani? Ngjyrën që nuk ka bojë!, apo ajo që ka shije dashurie? Të gjitha i dua i thash, aq tepër saqë nga përgjigjja ime u struka në muret e mplakura dhe u bëra pejsazh i shtangur, të gjithë që kalonin aty pari më shikonin, e unë ndjehesha sikur të isha pasqyrë, por ata nuk e dinin se unë prisja që sytë e tu të më shikonin dhe të thyhem e të bëhem copë e grimcë, por prapë më thave se s’ka gjë, unë do ti mbledh të gjitha grimcat e tua dhe do ti ruaj në sirtarin e shpirtit tim. Pastaj mu duk vetja se lëvizi në drejtim të xhamisë së Beut, aty pashë gurrëz të renditura që dëgjonin ezanin dhe bënin dhikër bashkë me lypsarët tjerë, mejdani i haremit të sajë më gëlltiti në frymën e lehtë të qilimave shumëngjyrëshe, të qëndisura enkas për të përpëlitur sytë e lagura nga loti dhe abdesi, më dukeshe se krejt ishte njësoj asgjë nuk dalloheshe në shkrirjen e avullit që dilte në mesin e këtij dimri. Fjeta thellë në prehrin e qiellit, ndërsa në ëndërr mu shfaq sesi djepi im ishte stolisur nga jorgani i kalldërmës dhe me buzëqeshje më thithte mua. U zgjova në sabah dhe e putha tokën, më pastaj ndjeja aromën e llokumit dhe kafes së parë në shatërvanin që pikonte ujë njësoj sikur që më pikëlon shpirti im për Ty, mu rrëqeth lëkura se e pashë kujtesën time që ishte ende e freskët, përjetova dhimbje të buzëqeshur, se duheshe të IKI në udhëtimin që isha nisur për të udhëtuar përsëri, thonë që kënaqësitë e kësaj dynjaje zgjasin shumë pak, ndërsa lumturia ime është e pafundme në mes të dashuruarit dhe lutësit, se këto dy burime të pashtershme çdoherë do të pihen në pëllëmbën time, dhe sa herë do të jem i etur për ta. Dhe në fund bërtitja në IKJE duke thënë: Kako si noćas ljepa Zulejha u tom svilenom bjelom kaftanu .............
FUND (e shkruar në Shkup dhe në Sarajevë, shkurt, 2009)
Subscribe to:
Posts (Atom)