i thirrur për të përkundur heshtjen
larg në qiellin ku dritëzat shkëlqenin
lumin që dilte prej syve të natës,
shpjerma varësinë
midis të kaltrës së kuqe
ku shkumojnë fjalët paqeruajtëse
në greminat që sollën fatin si tufëlulesh
në pluskimin fërfëllues të disfatës time
jashtë ajrit
ku frymëmarrjet marrin fund
bashkë me këndesat e mëngjesit
planëprishës që jepnin lajmin e turbullt,
a ka humbur bardhësia
që shkoqitej ndër shoqet e saja si motra
apo hija i bënë ballë të vërtetës
në ata trupa ku gishtat vërshonin së prekuri
janë si shufra të zjarrta që kundërmojnë si mish i djegur
edhe pse bukuria e shtrirë në kanape sodit përrallshëm
kafshon jastëkun e mbushur me pupla, njësoj sikur dje
II
në buzagaz i fjetur
i shtrirë për të vdekur
ja kam ëndjen rrufesë kur shndritë
në malin e ndezur ku gjethi pëshpërit
janë tre zemra të lidhura
në ajër, në ujë e në zjarr
janë si shpalues të kufomave
ku përmendoret ndryshken duke prit
e idetë si toptha gjaku
lidhen pas damarit të qafës
ndoshta edhe flinin nga lodhja
por bebëzat e syve vezullonin
për zgjimin e lavdishmes së shenjt
në trotuarin kur ndezën dritat
vjen vdekja,
kufoma
deri tek përmendorja
e gjithë ne, vikatnim heshtazi me sybebëza
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment