kur çel jargavani, manaferrat ja kanë zili
pjergulla rrinë e heshtur me verën e kulluar’ zi
kur çel jargavani me erën e parë plot freski
ja kam ëndjen dehjes kur e shijoj përsëri
erë misku ka qelbësira që erëmon nga rrushi plot
këtë fuçi me verë e shkel vetëm këmba e saj sot
mos e shpallni tradhtarë atë që ngrenë dolli me vërtetësi
mëshirojeni të dehurin në cakërrime se atje ashku e ka shpij
në zemrën e ashikut vyshket ashku nëse syrin e sajë se shikon
por vyshkja e petaleve lyhet me verë që dhimbjen ta shëron
bojën qielli në të kaltër e mori kur e fërfëlliu floku i sajë
me lëngun e verës së vjetër u deh toka prej në fillim e deri n’ skaj
këto gjinj të forta më joshën si tespihe prej diamanti
dhikrin që e bëja, më përshkonin drithërimat kur ja prekja shtatin
merë abdes dhe fshije ujin me peshqirin që ajo ta dhuroi
bëje nijetin, përgatitu për namaz e kupës më afër afroju
kërko sixhade në tavernë dhe me sakinë fillo namazin
përkulu dhe puth buzët e sajë e pije verën me naze
pas namazit bënë dua dhe ngriti duart lartë në qiellin e vetmisë
nëse donë që nga gishtat e tua të rrjedh vera e pastërtisë
jam taxh meskini që ashkun nuk kisha ditë si ta kërkoj
vetëm njëherë të vdes i dehur, nga ashku që më helmoj
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment