Thursday, August 26, 2010

pamundësi

një ngjyrë aromë vajguri
një buzëqeshje e blertë
një shikim shije tëmthi
që bën dritë të mavijosur
ku qukapikët e errët
gërmojnë e vështrojnë pa emër
dritën e dëlirtë e të ngujuar
që qep lëkurën e verdhë
në një simfoni me dalldi
e kuqe me plot habi
ku rrënjët i kanë në shi.

një pako e sumbulluar
me një fshehtësi në vështirësi
xhemperët e natës
shtrihen nga lodhja
në një cep me plot vetmi

një fjalë e kuqërremtë
një heshtje me pigment
e mbërthyer me plagë
nga syri që është plakë
rënkim të zgurdulluar
me shije të amshuar
fillojnë e bëjnë melodi të shquar

sa ka shije shija
aq ka ngjyrë ngjyra
sa ka fjalë fjala
aq ka heshtje heshtja

prej nga t’ja fillojmë?...

No comments:

Post a Comment