Thellësisht buzët e lumit lagin faqet e qiellit
Më tej një qefin i verdhe si vjeshta, përhumbej në zi
Atje ku kurrizi bashkë me qafën në anije ishte shtri
Gjithë flinim nën heshtjen e dallgëve me sy
E lumi buzëqeshte me kërcëllitje si me kërcënim
Në këtë situatë as unë nuk isha përjashtim
Qielli ngjyrë balte ajrosi gjendjen me ngjyrë gri
Sa më shumë të flisja, Aida më thoshe: më mirë ri
Të gjitha mëngjeset në grusht i mblodha për ti hedhur
Pa ty ishte e kot edhe ngritja në këmbë për të bredhur
Sytë sa më shumë të më shihnin aq më tepër verbëria shtohej
Krejt velët nga brendia e shpirtit tim për ashkun valohej
Këto rrunëza nëpër dhëmbët e brigjeve shkëndisnin
Sa kishte pafundësi aq më tepër ashkun e përsërisnim
Sa kishte pafundësi shkretëtira, dhimbjen se braktisëm
Oh, sa është mishi i trupit pastërma e terur në diell
Aq është dëshira për ta shijuar qoftë për së fundi herë
Kam eshk për ashk
Kam eshk për ashk
Gjithë kjo flakë ndezë një hije me plagë të gjakosur
Këtu janë fjalët aq të rënda saqë në shpirt bien si të pllakosur
Nuk rij më, do të iki atje ku hija e pret fundin e sajë
Do të iki atje ku malli shpërlanë zemrën më pastaj
Do iki atje ku koha përfundimisht ndërpritet
Do të iki atje ku përfundimisht sytë do të më mbyllen
Por edhe njëherë do të them
Kam eshk për ashk
Kam eshk për ashk...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment