Sunday, June 13, 2010

Zbrazje e zbrazët

ajo hënë e trishtë që mjaullin
zbarkon yshtje nën vegullinë
kësaj radhe dora në tokë ju thâ
në gjembishte petalet mbetën pa u pâ

cicëronin zënkat në kurrizin e plogështisë
thuaje menjëherë fjalën që mos ta përsëris
shkuan duarthatë me peshqeshet e teptistë
kjo shtangie ishte fat i ndërduarshëm vetëm i vetmisë

fytyra si pllakë mermeri në arrati më shkoi
s’janë arsyet arsye që unë desha ti arsyetoi
vetëm një humbalaq piu ujë nga kroi
të tjerët shkuan atje ku çdo gjë i thumboi

shpirtin djerrishte dëshiruan të ma lënë
kësaj i thonë hiç pa shybe një e “bëmë”
për premtimet asgjë më nuk kishte shpresë
më thanë çaje natën pa gjumë në pjesë – pjesë

kokërdhokët e syrit mbaji hapur gjerë sa të mavijosen
në erërat e ftohta mos prit që zemra më të parfymoset
me djersët palë-palë lebetinë ankthi çdoherë pranë
nën mungesën tënde hija yte ishte e thellë dhe e ranë

argëtoi ofshamat në rrezet e diellit të katandisur
zbrazjet janë pjesë e lodhjes së boshatisur
ndasia vetë le ti kërkoj gjymtyrët e saja të liga
mos len borxh mbi gjurmët, aty ku vajton vetmia

No comments:

Post a Comment