Wednesday, May 5, 2010

Ç’mu desh mua të dëshmoj

kjo zemër lidhur me zinxhirë vargonjsh
çdo qen që leh për këtë dynja pulson
lakmitari i përndezur një ngërç ma thumbon
një dëshmi fillikat qarën e të vërtetës e kërkon

janë tabanët që thithën dheun në ikje
mezi prisja si një purtekë të shtrihem
kjo thënie masive më bëri të dridhem
lugetërit e gjallë valë më hodhën syve

këto jabanxhinj të afërmit e tyre i ftuan
një të humburi kandilin në errësirë ja mbuluan
nuk ju dhimbs që fitilin ja djegën para syve të mi
në këtë rrugë të rëndomtë më dolën si një tym i zi...

besa të shkreta, qymyr doli nga diamanti i zi
në thjeshtësinë e tyre thellësinë mos e kërko ti
këto gjëra janë kallamishte të prera në këneta
zërin e mallëngjyer të harmonisë ja porositi vetvetja

mjekrën me vajguri ja lyen dhe ja dogjën
rrudhat në ballë me zinxhirë ja n’troçën
dallgët ja shpaluan mallin, nga deti për karshi
në paç një copë buke jepja, që i uritur mos të ri.

sa janë të ngopur shpirtrat një Zot i Madh e di
janë vetëtimat që vetminë se lënë në rehati
bukuroshet janë epshe në verandat me stil të ri
shikimet përdridhen prej bilmezëve hiq pa u fshi

jam i shkrirë vetë në mos më shumë
të thënat i shpallën tradhtare pa thënë askund
pavdekësia le ti mbron porositë që mbetën jetim
ngujimi nuk është rrugë e patjetësuar, por është mësim

ç’mu desh mua të dëshmoj
janë do gjëra që s’janë njësoj
ky pe në laring të fytit le të më lidhet
dëshmia në dhé të varrit le të më përpëlitet

No comments:

Post a Comment