Wednesday, May 5, 2010

Agë

më digjet zemra në afërsi
ky i shkreti mall digjet në largësi
janë kurorat që ti vendoja në kokë
kur pëshpëritnin milingonat thellë në tokë

Po të isha Sulejmani që prit Belkisën
një ditë këtë botë shpirti im do ta braktisën
s’janë mbretërit të mëdha siç më ishe ti
se xixëllonjat e natës i zbukuronin ata sy

në buzëmbrëmje ishte zëri që të kërkoi
me të edhe kujtesa si zog me krah fluturoi
rrudhat ranë si perdet e fundit në ujë
fundi është një gjumë, që nuk të del më kurrë!

sa të përbindshme që janë sikletet
janë lotët, që dalin nga guri sikur djersët
vëmë durimin si barrë që rëndon shumë
mos qaj o Agë, se kjo botë ishte shkumë

ky vrer i ngjanë gjalpit që lihet me bukë
gëlltitni gurë nëse duhet, se nuk është turp
gjembat e shtojnë ishtahun për të uriturit
të gjithë shkonim pas rrugës së të përsëriturit

Agë më thuaj: a bëhen ofshamat si tym duhani
tjerrja e mendjes përdridhej si vijë gajtani
janë shiltet që tkurrën në konak nga zbrazëtia
pleqërohen urtësitë në odën e burrave nga thatësia!

No comments:

Post a Comment