Tuesday, June 22, 2010

ti mos qajë

ti mos qajë, një çift bylbylash për ty do të këndojnë
në këtë mall vjen koha kur gjërat të dhëmbin njësojë

një e fshehtë le të më lut mua si përherë, do ti dal për karshi
mi jep lotët mua të qaj në vend tëndin, që ti jap lotit dhembshuri

shko atje ku lutja ime të preh në thundrën e dikujt tjetër
eja atje ku s’jam unë më, në dhimbjen që ka shumë epërsi

përsëri vështroja largësinë në shpirt se nuk duroja më
sytë ti puthja nga largësia se ndryshe nuk kisha mundësi

ç’janë ujëvarat në krahasim me lotët kur qaje ti
e mua, as oqeanet nuk më dalin kur qaja për ty

kur dole si ves trëndafili, unë pija ujë mbi petalet e tua
faji ishte i imi që verbëria ime nuk më la të të shohë

a krahasohet lumturia e verbërisë sime që më nuk të shoh
përkeqja ime gjithmonë është pran meje, andaj mos shko

të gjithë më lajmëruan se të qarit dëgjohej gjithë andej
trishtimi im i ndasisë ishte pezmatim ku dhimbjet më tepër i kreh

kjo bahçe e shpirtit ka me bollëk lule të mbushur me plot pelin
lumturia ime e zehrosur ka një helm me emrin e quajtur psherëtimë

kush i emëroi largësitë si të huaja, që shpirti ti përjeton si jabanxhi
qoftë lumturia ime, pelinë i pandashëm i përjetimit të shenjt, të quajtur Dashuri

No comments:

Post a Comment