kush fshihet në mua
një sërë fshehjesh u palëtuan
që si tufë valësh të më hidhnin
buzëdetit, buzëtharë nga etja të më përpinin
kush fshihet në mua
n’ kishte engjëj në gjoks
le të pëlcitnin thërrmijëshëm veprat
se pas çdo fshehje përbotshëmëri ka
kush fshihet në mua
në krahun e djathtë
flet i djathti që digjet në zjarr
nën flijimin e lazdruar me ujë të kulluar
kush fshihet në mua
kandili nga hiri i djegur që erëmonte
ethet në gjumë, fshehja i përshpejtonte
për djersëtarë të amanetit, askush më nuk ëndërronte
kush fshihet në mua
i dashuri i pinjollshëm lavdi pastë
dalldinë e kishte të derdhur në trastë
se në ahengje ishte i shoqëruar me kastë
kush fshihet në mua
ëndrra si kokërr xhevahiri, me dhé e mbuluar
s’janë këto fusha ende për ti plehëruar
ky ushqim i yni ende nuk është konsumuar
kush fshihet në mua
paraardhësit e fshehur që trokasin
janë njëmend të gjithë kur humbasin
me që flinin në pragun e agimeve tona!
kush fshihet në mua
imagjinata që blegëronte nëpër fusha
përroskat derdhen në lumenjtë ujëshuma
sjellin si shkumë lajmin me katrahura
kush fshihet në mua
qofshin njëmijë martesa të publikuara
një është që fshihet si e vetme në mua
dashuri e tillë asnjëherë nuk u shpalua
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment